Aktori degjeneron Veliajn: Sa pension te mire paska pasur mami!!! Sot do kete gallate me kete show, mbushur me njerez te nxjerr me kercenime….

0
102

Gjatë ditës së sotme kryebashkiaku Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza” për të prezantuar rikandidaturën e tij Bashkinë e Tiranës.

Këtë gjë ai e tregoi vetë disa ditë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e tij ai shkroi:

Në katër vite së bashku vizatuam ëndrrën e qytetit tonë ideal.Kemi bërë shumë, por edhe më shumë punë na pret për Tiranën. Prandaj, kam nevojë të më jepni një dorë që 4 vitet e ardhshme ta çojmë Tiranën edhe më tej. Kjo është arsyeja pse dua të të ftoj ty me gjithë familjen tënde, ditën e shtunë, në datë 23 mars, në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza”, për të nisur 4 vite të tjera me një energji të jashtëzakonshme për Tiranën tonë.

Kujtojmë këtu se Veliaj do të garojë për një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës, kurse ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, kanë ardhur disa mesazhe ku kreu i FRESSH, Elio Hysko, u bën presion anëtarëve të grupit në WhatsApp që të gjejnë sa më shumë njerëz për mitingun e nesërm. Ai thotë se flet në emër të shefit të vogël, duke iu referuar Veliajt, ndërsa i kërcënon se do t’i kenë punët pisk nëse nuk arrijnë të sigurojnë personat e nevojshëm për miting.

Në mesazhet mes të tjerash kreu i FRESSH shkruante:

Shefit të vogël i duhet super imazh për nesër, merrni 10 veta secili!”

Pas kësaj aktori Neritan Liçaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka shkruar se sot do ketë një show me gallatë ku njerëzit janë nxjerrë me kërcënime në vend që të shijonin ca momente me familjet e tyre.

Po ashtu aktori ka shkruar se këta njerëz do të pëllasin në diell duke mbajtur lart flamujt e kongresit për të dëgjuar për të dëgjuar sukseset e shkatërruesit të Tiranës e betonizuesit e parave të pista.

Më tej ai shkruan se buka e gojës të bën skllav, njësoj si në kohën e daulles dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në thelb që nga ajo kohë, përveçse plehrat pasurohen më shumë dhe njerëzit shkelen po njësoj.

Postimi i plotë:

Sa pension te mire paska pasur mami!!! Sot do kete gallate me kete show-paljacate,mbushur me njerez te nxjerr me kercenime..qe ne vend te shijonin ca momente me familjet e tyre ne kete dite pranverore, do pellcasin ne diell duke mbajtur larte flamujt e kongresit,per te degjuar sukseset e shkaterruesit te tiranes dhe betonizuesit e parave te pista…..sa do lumturohen te kercenuarit me heqje nga puna dhe mire ata,po 10 te tjerer e marre prej tyre,ctaksirat kane…..lum si ata!!!Ehhh..moj buke goje qe te ben skllav…gezuar kongresin e skllaverise…si ne kohen e Dulles…asgje ska ndryshuar ne thelb…pervec se plehrat pasurohen me shume dhe njerzit shkelen po njesoj.’’
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here