Ledina Alolli denoncon për procesin zgjedhor: Punonjës të administratës po intimidojnë votuesit në Korçë

0
127

Kandidatja e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Korçë, Ledina Alolli në një deklaratë për mediat tha se administrata po ushtron presion ndaj qytetarëve në procesin zgjedhor që po mbahet sot në Shqipëri në rang vendi.

“I bëj thirrje që të qëndrojnë larg këtij procesi, nuk është ky momenti”, theksoi Alolli.

“Është ditë e veçantë për të gjithë qytetarët e Korçës, lidhur me të ardhmen e këtij qyteti dhe kësaj bashkie. Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të ardhmen e fëmijëve të tyre, kam informacione se punonjës të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit, por i bëj thirrje që të qëndrojnë larg këtij procesi nuk është ky momenti. Ka pasur probleme me votimin elektronik, por thirrja ime është që të qëndrojnë larg njerëzve në këtë proces”, tha ajo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here