Takimi sekret Basha-Balla/ Basir Collaku: Janë të dy pjesë e dosjes belge. A Ishte porositur që ta dekonspironte apo e dekonspiroi,

0
113

Gazetari dhe analisti Basir Çollaku, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka komentuar takimin e fshehtë në një apartament në Tiranë, të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Çollaku theksoi se ky takim nuk është thjesht një pazar, por një tradhti politike ndaj demokratëve, pasi Taulant Balla është personi më i akuzuar nga Basha, si njeriu i shumë punëve të fshehta të PS-së dhe lidhjeve okulte dhe kriminale mafioze.

 ‘Arsyet e një takimi të tillë, takimi i dy njerëzve që janë edhe në dosje të përbashkët, çfarë janë duke biseduar njëri që është akuzuesi dhe i akuzuari, të cilët hetohen nga prokuroria e një vendi mik si Belgjika për një çështje shumë të rëndë, miliona dollarëshe’, u shpreh Çollaku.

Gjithashtu gazetari aludoi se ‘mos vallë Basha është porositur nga Balla që të dekonspironte operacionin e një vendi mik si Belgjika për miliona dollarë të ardhura me makinë’, pasi sipas tij një jurist dhe ish-ministër i Brendshëm e ka dijeninë ligjore për të mos thënë publikisht ato gjëra që ndërpresin një operacion të tillë.

Çollaku: Një imazh i shëmtuar. Të takosh njeriun më të shumëakuzuar kur ke drejtuar PD-në, është njësoj si të shkosh në ‘burgun 313’ dhe të bësh marrëveshje me këta të bashkëakuzuar.

Njerëzit, për të cilët kryetari i opozitës për një kohë të gjatë disavjeçare ka akuzuar pikërisht Taulant Ballën, njeriun e shumë punëve të fshehta të PS-së dhe lidhjeve okulte dhe kriminale mafioze, njëherë kur kjo sillet e filmuar, por që kanë qenë dhe herë të tjera, është një lloj pazari, por jo thjesht pazar, është një tradhti politike, njerëzore, humane e çdo dimensioni mes demokratëve.

Do ishte shumë herë më mirë ta kishte takuar publikisht në mes të Tiranës në një lokal se sa të bredhësh cepave dhe qosheve.

Arsyet e një takimi të tillë, takimi i dy njerëzve që janë edhe në dosje të përbashkët. Çfarë janë duke biseduar njëri që është akuzuesi dhe i akuzuari, të cilët hetohen nga prokuroria e një vendi mik si Belgjika për një çështje shumë të rëndë, miliona dollarëshe.

Ishte porositur që ta dekonspironte apo e dekonspiroi, sepse një jurist, ministër i Brendshëm, me dijeni ligjore të mjaftueshme për të mos thënë publikisht ato që nuk duhet për të ndërprerë një operacion për të mos shkuar në destinacion për të bërë ato që ne e dimë dorëzimin e kontrolluar të atyre parave që do të përdoreshin më pas nga pritësi që akuzohet nga vetë zoti Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here