Janë dënuar për trafik droge në Belgjikë, Prokuroria u sekuestron pasuritë

0
174
TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. ATSH.Foto: Agim Dobi

Prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, duke përfshirë apartament, dyqan dhe sipërfaqe toke are të dy shtetasve shqiptarë të cilët janë shpallur fajtorë dhe dënuar në Belgjikë për trafik droge në vitet 2013-2014. Prokuroria ka sekuestruar pasuritë e shtetasve Selim Duzha nga Berati dhe Eugen Gengo nga Korca, pasi dyshohet se janë krijuar nga aktivet kriminal.

Njoftimi i Prokurorisë:
Disa pasuri te paluajtshme, përfshire apartament, dyqan dhe sipërfaqe toke are, janë sekuestruar nga Prokuroria per Krime te Renda, pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal ne Belgjike i shtetasve Selim Duzha nga Berati dhe Eugen Gengo nga Korca. Gjykata për Krime te Renda pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila është duke kryer hetim pasuror ndaj ketyre shtetasve dhe familjareve te tyre, ne kuadër te ligjit te njohur si “Antimafia”.
Shtetasit Duzha dhe Gengo janë shpallur fajtor dhe dënuar ne Belgjike, se bashku me disa te tjerë, pasi janë akuzuar se janë përfshire ne trafik dhe shperndarje lendesh narkotike ne vitet 2013-2014.
Prokuroria për Krime te Renda nisi hetimin ne baze te kërkesës për ndihme juridike nga ana e autoriteteve belge, te cilat kishin krijuar dyshimin se Duzha dhe Gengu kishin transferuar ne Shqipëri te ardhura qe kishin krijuar nga aktiviteti i tyre kriminal.
Prokuroria për Krime , ne baze te hetimeve te deritanishme, ka evidentuar disa pasuri te paluajtshme, për te cilat te dyshuarit dhe familjaret e tyre nuk kane pasur mundësi reale për t’i krijuar me burime te ligjshme financiare.
Me konkretisht, Prokuroria për Krime te Renda ka vendosur nen sekuestro, pasurite si vijon:
Pasuri ne emër te familjareve Duzha (Dule)
– apartament me sip. 75 m2 ne Plazh, Durres
– njësi tregtare (dyqan) ne Plazh, Durres
– toke are, me sip. 420 m2 ne Berat

Pasuri ne emër te familjareve Gengo
– toke are, me sip. 1450 m2 ne Plase-Korçe
– toke are, me sip. 865 m2 ne Plase-Korçe
– toke are, me sip. 790 m2 ne Plase-Korçe
– nje automjet tip Kamion “Man”
– nje automjet tip “Jeep”
Ne nje prej pasurive te paluajtshme, familja Gengu ka si seli edhe një shoqeri transporti, te regjistruar ne Qendren Kombetare te Regjistrimit (QKR).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here