“Vija e kuqe është shkelur”, shoqatat e eksportuesve: Analizat për rënien e euros, të paplota

0
116

“Vija e kuqe” në kursin e këmbimit është shkelur dhe për shoqatat eksportuese, zhvlerësimi i valutës europiane po u kushton sipërmarrjeve të tyre mesatarisht 85 mijë euro humbje çdo ditë.

 “Vija e kuqe për sektorin tonë eksportues ishte kursi i këmbimit 120 lekë. Afrimi i sezonit turistik veror rrezikon ta trashë edhe më tej këtë vijë,” shprehet Edvin Prençe, kryetari i ProExport Albania.

Ndërkohë euro vijoi trajektoren rënëse sërish të hënën. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet aktualisht për vetëm 110.94 lekë duke shënuar kështu një rekord të ritë mbi çmimit të lekut.

Për shoqatat e sipërmarrjeve, argumentet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë apo Bankës së Shqipërisë se “rrokullisjae euros” po vjen nga shkaqe objektive nuk qëndrojnë.

“Ne besojmë se analiza e Bankës së Shqipërisë dhe MFE nuk është e plotë. Ndaj kemi kërkuar ngritjen e një grupi pune që do të analizojë ecurinë e kursit të këmbimit për 4-mujorin e parë të vitit 2023.”

Shtatë shoqata të sipërmarrjeve eksportuese kanë zhvilluar takime me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahmaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mbi rënien e euros.

Ata kërkojnë ndërhyrje nga dy institucionet që kanë për detyrë stabilitetin e situatës ekonomike dhe monetare si dhe ngritjen e një grup pune për të analizuar më thellësisht shkaqet e rënies së euros.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here