Studentë e aktivistë kallëzim në SPAK: Të hetohet shpërdorimi i fondeve për konviktet në “Qytet Studenti”

0
102

Këtë të hënë studentë dhe aktivistë kanë dorëzuar në SPAK një kallëzim për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet në Konviktet e Qytetit Studenti. Teksa sjellin shifrat që janë shpenzuar për materialet dhe rikonsktruksionin e godinave, ata theksojnë se kushtet e një dhome në Qytetin Studenti nuk justifikojnë vlerën e tenderit, ndaj kërkojnë nga SPAK të hetohet si janë shpenzuar fondet në “Qytet Studenti”.

Studentë dhe aktivistë kanë dorëzuar në SPAK një kallëzim për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet nga institucionet përgjegjëse në Konviktet e Qytetit Studenti. Sipas tyre rikonstruksioni ka qenë i pjesshëm dhe kushtet në godinat e studentëve lënë për të dëshiruar.

Studentët sjellin shifrat marramendëse që janë shpenzuar për materialet dhe rikonsktruksionin e godinave, që sipas tyre janë tejet të fryra dhe nuk përputhen me çmimet e referencës. Ata theksojnë se kushtet e një dhome në Qytetin Studenti nuk justifikojnë vlerën e tenderit të Drejtorisë së Konvikteve që varet nga Bashkia Tiranë, ndërsa materiale si mbulesa për dyshekë, pjesë gatimi, pajisje ngrohje, frigorigerë etj., plotësohen nga vetë studentët.

Nga investigimi që kanë kryer, studentët theksojnë se rezulton të ketë shkelje të rënda penale nga punonjësit publikë të administratës, ndaj kërkojnë nga SPAK të hetohet çfarë është bërë me rikonstruksionet dhe si janë shpenzuar fondet në “Qyteti Studenti”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here