Projekti për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, do të ngrihet padi në Gjykatën Kushtetuese

0
177

Shoqata “Për kundërshtimin e projektit Skavica” do të ngrejë në padi në Gjykatën Kushtetuese kundër ndërtimit të Hidrocentralit.

Në një njoftim, shoqata thotë se ky vendim është në kundërshtim me ligjin dhe “antikushtetues në raport me respektimin e të drejtave mbi jetën dhe pronën e mbi 35.000 banorëve që preken direkt nga projekti dhe mbi 50.000 banorë që preken nga projekti “SKAVICA” dhe ligji i pagëzuar si ligji “Bechtel.!”

Njoftimi:

Shoqata “Për kundërshtimin e Projektit SKAVICA”, sot në Dt. 5 Maj 2023, ora 13:30, në shenjë respekti per mijra Dibran e Kuksian të rënë në luginën e Drinit Zi për mbrojtjen e Dibrës dhe Kukësit nga qëllimet pushtuese të Serbisë në vitet 1912-1921, pas një përgatitje një vjeçare me raporte shkencore e teknike, kemi përgatitur dhe do të dorëzojmë Akt Padinë në Gjykatën Kushtetuese për kundërshtimin e Ligjit 38/2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International INC”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavices, si ligj antikushtetues në raport me respektimin e të drejtave mbi jetën dhe pronën e mbi 35.000 banorëve që preken direkt nga projekti dhe mbi 50.000 banorë që preken nga projekti “SKAVICA” dhe ligji i pagëzuar si ligji “Bechtel.!”

Prezenca Juaj do të thotë mirënjohje për të drejtat dhe liritë e popullit.

Faleminderit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here