Masakra në shkollën e Beogradit/ Jep dorëheqjen ministri i arsimit

0
135

Ministri i Arsimit i Serbisë, Branko Ruzhiç ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij të parevokueshme kryeministres serbe Ana Brnabiç duke u shprehur se ky “është një akt personal, por edhe politik. Në shoqëritë e zhvilluara demokratike është shenjë fuqie dhe në rajonin tonë shumë shpesh shenjë dobësie”.

Në letrën që i dërgoi kryeministres serbe, Ruzhiç ka shkruar se “u shpreh ngushëllimet më të thella të dashurve të viktimave në dhimbjen e papërshkrueshme”.

“Pamjet dramatike të ngjarjeve nga shkolla, lotët e derdhur kur u shpreh ngushëllimet prindërve të pangushëllueshëm të fëmijëve të lënduar do t’i mbaj si vulë në shpirtin tim për gjithë jetën time”, – shkruan Ruzhiç në letrën e dorëheqjes, të cilën ministri i arsimit e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

Në Serbi, për 2 ditë u vranë 17 persona nga dy sulme me armë zjarri brenda shkollave. Njërën e kreu një 13-vjeçar, tjetrën një adoleshent, 17 vjeç. Ngjarjet kanë shkaktuar terror në Serbi, ndërsa vendi shpalli zi kombëtare për disa ditë në nder të viktimave

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here