Panariti: Garancitë sovrane nuk funksionojnë, dështoi me BERZH-in kur isha ministër…

0
122

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, nuk është optimist për efektivitetin e garancisë sovrane prej 100 milionë dollarësh, që qeveria u ka ofruar bankave për mbështetjen e biznesit me kredi. Në një intervistë për TvT, në emisionin “Në Fokus”, Panariti solli shembullin e dështimit të një garancie 100 milionë euro të ofruar nga BERZH-i, gjatë kohës kur ai ishte ministër.

“Kjo nuk ka funksionuar në kohë normale. Kur kam qenë anëtar i qeverisë ne patëm një garanci sovrane nga BERZH-i që shkonte 100 milionë euro, që të financohej bujqësia. Nuk ndodhi asgjë dhe atëherë bujqësia prodhonte. Kjo nuk gjeneroi, jo më tani në një situatë kur bizneset nuk prodhojnë dhe nuk kanë si ta shlyejnë një kredi. Këto skema, pavarësisht dëshirës së mirë, nuk ndihmojnë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here