Vuri në lojë premtimin e tij për ngritjen e studiove të filmit, Luçiano Boçi i kthehet Ramës: Nuk njeh as institucionet e tua

0
99

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka bërë një reagim ndaj kryeministri Edi Rama, në lidhje me projektin e Boçit për “Qytetin e Filmit”.

Boçi premtoi për të rinjtë ngritjen e studiove të qytetit të filmit, ndërsa Rama e thumboi.

Në përgjigjen e tij kandidati i opozitës thotë se Rama nuk di as çfarë bëjnë institucionet në varësi të tij, ndërsa publikon edhe faqet e internetit të qeverisë, që siç thotë ai udhëzojnë kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke dhënë edhe destinacionet.

Reagimi i Boçit

Si tha Edvin Rama për projektin tonë të Qytetit të Filmit? Do ta kthejë Elbasanin në shesh xhirimi?

Sa injorant dhe keqdashës duhet të jetë një kryeministër që nuk di as çfarë bëjnë institucionet e tij të varësisë?

Ky është linku ku Qendra Kombëtare e Filmit – një faqe interneti e qeverisë – udhëzon kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke dhënë edhe destinacionet për të xhiruar.

????Kalaja e Elbasanit

http://nationalfilmcenter.gov.al/index.php/film-shooting-location-guide-in-albania/kalaja-e-elbasanit/

????Muzeu Etnografik http://nationalfilmcenter.gov.al/index.php/film-shooting-location-guide-in-albania/muzeu-etnografik-ne-elbasan/

????Parku i Elbasanit

http://nationalfilmcenter.gov.al/index.php/film-shooting-location-guide-in-albania/parku-rinia-ne-elbasan/

Sa shumë duhet ta urresh këtë qytet të magjishëm për të folur siç flet Edvin Rama?!

#ProjektiNdryshimit #Elbasan✅️

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here