Denoncimi i Ina Zhupës: Në rrethin e Sarandës qeveria po kërcënon qytetarët në këmbim të votës, terror përmes policisë

0
99

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka deklaruar sot se Partia Socialiste po ushtron terror në rrethin e Sarandës për të mos votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në një komunikim për rubrikën “Opinion” në News24, ajo deklaron se në disa bashki po u ushtrohet presion dhe po kërcënohen banorët për të mos shkuar në takim me kandidatët e BF, por të shkojnë në mitingjet e PS.

Ajo tha se në Delvinë ky “terror është më i egër”, sepse kandidati i PS është kushëriri i Ardi Veliut, dhe sipas Zhupës, kanë kthyer edhe policinë në funksion të kësaj fushate.

“Sot nxënësit e Adem Shemes nuk po munden të zhvillojnë mësim sepse mësuesit kanë ikur dhe përgatiten për mitingun e Edi Ramës. Kanë vënë të gjithë administratës në pritje të Ramës. Po sot kanë vajtur në një shkolle në Ksamil dhe i kanë detyruar si dikur që këndonin për Enverit, që të këndonin fëmijët për kandidatin e PS.

 

 

Ky lloj presioni dhe përdorje e ka shtuar urrejtjen për ta dhe dëshirën për ndryshim. E njëjta situatë është edhe në Konispol. Situata në Delvinë është edhe më agresive, sepse kandidati aty është kushëriri i Ardi Veliut, dhe strukturat e policisë atje janë angazhuar për fushatën e kandidatit të PS.

E kanë vendosur policinë në funksion të kandidatit të tyre dhe këqyrjes së kandidatit tonë, se me kë takohet apo kush janë mbështetësit e tij. Një terror policor në Delvinë. Këta harrojnë që njeriut nuk mund t’i heqësh dinjitetin për të votuar atë që dëshirojnë”, u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here