Meta sfidon kryetarët e komanduar: Përballuni në debate me superkandidatët tanë

0
116

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë një rikujtes kryetarëve të komanduar.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se 13 maj është heshtje zgjedhore.

Për këtë arsyeje ai u ka bërë thirrje që të gjithë ata duhet të ‘vrapojnë” dhe të përballen në debate televizive.

Përballë kryetarëve të komanduar, Meta veçon emra të koalicionit “Bashkë Fitojmë” si Belind Këlliçi, igli Cara dhe Luçiano Boçi.

I kujtojmë kryetarëve të komanduar që data 13 Maj është heshtje zgjedhore, kështu që të vrapojnë në ditët e mbetura për t’u përballur në debatet televizive me superkandidatët tanë”, shkruan Meta në Facebook.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here