Protestat në Francë kundër reformës në pensione, 108 oficerë police të plagosur, arrestohen 300 protestues

0
141

Të paktën 108 oficerë policie janë plagosur në përleshjet në të gjithë Francën, pas protestave të dhunshme kundër reformës së pensioneve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i brendshëm, Gerald Darmanin. Darmanin tha se një numër kaq i madh i të plagosurve të policisë ishte jashtëzakonisht i rrallë, duke shtuar se 291 persona ishin arrestuar gjatë trazirave.

Qindra mijëra kanë marrë pjesë në demonstratat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron. Shumica ishin paqësore, por grupet radikale hodhën bomba me benzinë ​​dhe fishekzjarrë.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. Deri më tani nuk dihet se sa protestues janë lënduar

 

 

Ministria e Brendshme tha se numri i përgjithshëm i demonstruesve ishte 782,000, duke përfshirë 112,000 në kryeqytetin Paris, por sindikata CGT thotë se shifra është trefishi i këtij numri.

Në Paris, një oficer policie pësoi djegie të rënda në duar dhe fytyrë kur u godit nga një bombë me benzinë.

Dhuna shpërtheu gjithashtu në Lion dhe Nante dhe pati raportime se protestuesit pushtuan për pak kohë një hotel luksoz në qytetin jugor të Marsejës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here