“Drejtësia” , Lu nis takimet me deputetët e PD, Paloka: Janë të lirë të takojnë kë të duan

0
120

Ambasadori amerikan, Donald Lu kërkon që deputetët e Parlamentit të votojnë në mënyrë individuale reformën në drejtësi. Krahas thirrjeve publike Lu ka zgjedhur të takojë personalisht deputetët e opozitës. Javën që shkoi ambasadori Lu bisedoi me Astrit Patozin për këtë çështje, por si është pritur ky hap i diplomatit amerikan në selinë blu.

“Ambasadori edhe deputetët e PD janë të lirë të takojnë kë të duan. Nuk kam pse të bej lidhje si ajo që bëjnë mediat. Qëndrimi i PD i qartë, ne si grup jemi të vendosur që ti japim Shqipërisë një reformë drejtësie dhe institucione drejtësie që japin drejtësi, për këtë arsye këmbëngulim në rekomandimin 88 të Venecias qe nuk lejon që Rama të shtijë në dorë drejtësinë, në të kundërt çdo mënyrë tjetër së vepruari që do i jepte Ramës drejtësinë në dorë nuk e di çfarë logjike do të ndiqte”, shprehet Paloka. Kritik ndaj Edi Ramës, kryetari i grupit parlamentar demokrat, zbut tonet, kur pyetet për qëndrimin e aleatit të socialistëve në qeverisje,Lëvizjen Socialiste për Integrim. “LSI është pjesë e mazhorancës, por qëndrimin e LSI nuk mund ta kritikoj, sepse konsensus kërkojnë edhe deputetët gjermanë edhe kongresmenët amerikanë dhe jemi në një linjë. Ne jemi të vendosur dhe do ti qëndrojmë deri në fund këtij akti siç jemi të vendosur të realizojmë reformën dhe për këtë arsye jo vetëm ne, por duke nisur nga Ëashingtoni, senatorë në Bruksel dhe Berlin po i bëjnë thirrje Ramës të merren vesh me opozitën dhe me konsensus duke zbatuar rekomandimin 88 të kalojnë sa më parë reformën”, nënvizon Paloka. 21 korriku është dita e votimit të reformës në drejtësi. Kryetari i grupit demokrat thotë se rëndësi nuk kanë afatet, por cilësia e reformës, dhe këtë sipas tij duan edhe partnerët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here