Berisha-Ramës: Hajde hapim tefteret e shtetit. Baxhanaku yt Armando Frangu ka fituar mbi 100 tendera

0
187

Ne Paskuqan, Berisha tha se ehste i gatshem per nje perballje me Ramen, duke theksuar

E kam ftuar dhe e ftoj, hajde këtu dil para qytetarëve. Ti ke familjar, unë kam familjar, ti marrim njëherë tefteret e shtetit të gjitha. Të dalë, çfarë tenderash kanë fituar familjarët e mi nga shteti dhe çfarë tenderash kanë fituar familjarët e tu. Me ligj familjarët tanë nuk mund të fitojnë tendera.
Ligji nuk e lejon. Ligji nuk e lejon pushtetarin të përdorë pushtetin e tij për ti dhënë tendera familjarit të vet. Që në atë moment është vjedhje, është përdorim i pushtetit për të pasuruar veten. Nuk del dot, sepse i nxjerr unë këtu të paktën 100 tendera për Armando Frangun, baxhanakun e tij, të paktën 100 ja nxjerr një e nga një. Ja këtu.
I nxjerr me dhjetëra tendera për thjeshtrën. Edhe ajo një vajzë e re, vajzë e mirë nuk them, por i shkatërroi të gjitha studiot e arkitektëve në Tiranë, sepse është lidhur me një kompani të huaj, kompania e huaj fiton tenderat, këtë e merr nënkontraktore dhe çdo projekt do të marrë bekimin e saj. Nuk del dot Edi Rama, nuk del dot sepse ka marrë përsipër të përdorë pushtetin për pasurimin e tij.
Urdhëro hajde pak të të tregoj se çfarë drame ka krijuar Olsi me ortakët e vet, mbi 2 miliardë euro me call centera. Nuk del dot sepse detyrohet të ikë po të dalë. Prandaj dhe as Kipen nuk lejon të dalë. Nuk lejon asnjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here