Berisha: OSBE i tha Ramës se fshehur 200 mln euro. Por ky nuk foli se kishte ndërmend të vidhte prap

0
91

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Fushë Arrës, deklaroi se OSBE akuzoi Edi Ramën se kishte 200 milionë euro të fshehura në llogari offshore, por ky i fundit nuk reagoi.

Sipas Berishës, Rama nuk foli sepse e kishte ndërmend të vidhte sërish shqiptarët.

‘Kur filloi detyrën si kryeministër, OSBE i tha Edi Ramës se ke të fshehura 200 mln euro në kontot ofshore. Më shifër me raport. Edi Rama kurrë nuk guxoi ta kundërshtoi as ta hedhë në gjyq. 

Se çdo njeri po të të thonë një gjë që ti se ke, atëherë ti ke dy rrugë.

E para ta mohosh, e dyta ta hedhësh në gjyq. Ti thuash hajde e provoje këtu në sallën e gjyqit, shpifjen që ke bërë. Asnjërën as tjetrën, po pse, sepse e kishte ndërmend të vidhte, jo 200-400, 800, 1 miliardë sa të mundej, paratë tuaja.

Pra, Frani këtu është një miniaturë e Edi Ramës. Të tillë janë këta, këta nuk punuan për qytetarët. Ju në këto zgjedhje votoni për veten tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here