PD denoncon: Bashkia e Korçës, vetëm për vitet ’20 dhe ’21, ka djegur kot dhe nuk ka investuar, 3.6 MILIARD lek.

0
88

PD Korçë ka denoncuar sot kryebashkiakun aktual se po propagandon punën e bashkisë në fushatë.

Në deklaratën e PD thuhet se bashkia Korçë në ’20-’21 ka djegur kot dhe nuk ka investuar plot 3.6 mld lekë.

“Bashkia Korçë, Kryetari i saj dhe turma e tellallëve të tyre, na propagandojnë çdo ditë sukseset e këtij institucioni.

 

 

Ajo që shfaqet në fotografitë që  poston Z.Filo, me punime të vrullshme dhe përkushtim për t’u admiruar, na del që paska disa të vërteta të tjera brenda.

Sipas dokumentave, Bashkia e Korçës, vetëm për vitet ’20 dhe ’21, ka djegur kot dhe nuk i ka investuar, plot 3.6 MILIARD lek.

Këto investime të parealizuara, shumë mirë mund të ishin përkthyer në rrugë, lulishte, shkolla, kanale vaditës, e plot investime të tjera në infrastrukturë dhe jo vetëm.

Por jo, Bashkia dhe Z.Filo, nuk denjon të bëjë prokurime për investime, e kjo, në dhjetra raste.

Duket qartë, se z. Filo dhe vartësit e tij, nuk bëjnë tendera fare nëse nuk i bëjnë me shkelje apo nëse nuk iu interesojnë personalisht atyre.

Për ta, nuk ka rëndësi nëse digjen kot fonde në sasi të konsiderueshme.

Edhe buxhetet hartohen me të njëjtën filozofi; shpenzime në investime joeficente dhe të parealizueshme.

Na premtohen aeroporte, ndërtohen kulla dhe zyra turizmi, me shpenzime marramendëse. Me këtë ritëm, ndoshta do të na premtohet dhe ndonjë port jahtesh. Por, ndërkohë, fondet digjen kot.

Pse nuk adresohen këto shpenzime për projekte të tjera në favor të komunitetit, apo në sherbime ndaj tyre?

Cila është arsyeja që këto fonde digjen?

A ka një analizë kronologjike , pse ky fenomen ndodh me vite të tëra?

Keni përgjigje z.Kryetar?

Ju si gjithmonë heshtni por për ne, përgjigjet janë të qarta!

I kemi treguar me fakte edhe më përpara!

Nëse kryetari apo vartësit e tij, nuk janë të kënaqur me “pjesën që iu takon”, investimet le të dështojnë.

Vërtet besnikë te sloganit të tyre; “Vetëm për PARA”

E përsërisim: 3.6 MILIARD lek të pashfrytëzuara në vetëm dy vite.

Dhe mosrealizim investimesh do të thotë më pak zhvillim në komunitet, sepse investimet janë parakusht për zhvillim ekonomik afatgjatë të këtij të fundit.

Prandaj pesimizmi ka kapluar bizneset, familjet dhe qytetarët,  të cilët nga pamundësia për të siguruar jetesën, vetëm ikin, duke sjellë humbje edhe në investim njerëzor.

Z.Filo! E keni treguar me kohë që jeni i paaftë ose që ju mungon dëshira për të punuar.

Nga ana tjetër, dëshira nuk iu mungon aspak kur vjen puna për të përfituar Ju vetë, kumbari juaj apo dhe “grupi i shokëve”

Këtij qyteti i keni rënë boll në qafë. Erdhi koha të largoheni!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here