Posterat e Këlliçit/ Berisha: Ata që vjedhin qytetarët meritojnë jo gishtin por shumë herë më tepër. Ku ishin kritikët kur Rama përdori fjalorin më të paimagjinueshëm në parlament ndaj grave?

0
87

I pyetur në një deklaratë për mediat pak më parë, Sali Berisha ka komentuar edhe posterin e kandidatit Belind Këlliçi ku shfaqet duke treguar dy gishtat e mesit.

Berisha theksoi se “ata që vjedhin qyterarët meritojnë jo vetëm gishtin po shumë më shumë”.

“Ata që vjedhin qytetarët meritojnë jo gishtin por shumë herë më tepër. Sigurisht ata që vjedhin qytetarët meritojnë çdo formë diskreditimi, e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër.

Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një njeri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ç’mund të zgjidhja unë.

Ajo më duket pak bile, të them të vërtetën.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë.

Dënoj ndërhyrjen e George Soros dhe parave të tij në fushatë, sepse rrjeti i organizatave të Sorosit, pasi e sheh se Erion Veliaj po përfundon aty ku e meriton, po hiqet si i revoltuar. Erion Veliaj është i përfunduar.

Përdorimi i parave të Sorosit nga këto organizata, nga ndërhyrja e tyre kriminale në fushatë elektorale, është e dënueshme. Ku ishin këta kur Edi Rama përdori fjalorin më të paimagjinueshëm në parlamentin shqiptar ndaj grave?

E tëra është një zhurmë e turpshme elektorale. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë më shumë se aq,” tha Berisha.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here