Në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet 25-vjeçari nga Kavaja

0
136

Një 25-vjeçar nga Kavaja, i identifikuar si Reni Djalja, është arrestuar këtë të hënë pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në plagosje.

Djalja në bashkëpunim me një tjetër kanë plagosur me armë zjarri një shqiptar në Parma të Italisë në vitin 2022.

Tashmë do nisin procedurat për ekstradimin drejt shteti fqinj, aty ku do të përballet me akuzat e drejtësisë italiane.

Në kuadër të këtij operacioni, Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kapur në Kavajë dhe ka arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin R. D., 25 vjeç, banues në Kavajë. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Më datë 03.03.2022, në Salsomaggiore Terme, Parma, shtetasi R. D., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin shqiptar L. V. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here