Berisha për turin në jug: “Kudo që shkova, gjeta qytetarë të revoltuar, ndaj qeverisë dhe shtetit të mafies. Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Rama me aferat e tyre të zeza, nxinin jugun”

0
95

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku pohoi se dje mbylli turin elektoral në bashkitë e jugut, duke e cilësuar si një tur të suksesshëm që ka patur ndonjëherë në jug.

“Mbrëmë mbylla turin në të gjitha bashkitë e jugut dhe mund t’u them se ai ishte turi më i suksesshëm që unë kam pasur ndonjëherë në jugun e vendit. Qytetarët në Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Konispol, Delvinë, Libohovë, Derviçan, Dropull, me një padurim, me një kthjelltësi dhe vendosmëri, po presin 14 majin për të firmosur ndryshimin. Për të firmosur shpëtimin e bashkive të tyre dhe të Shqipërisë nga kthetrat e zeza të mafies qeveritare. Kudo që shkova, gjeta qytetarë të revoltuar, gjeta qytetarë të cilët nuk përmbanin ndjenjat gjer në urrejtje ndaj qeverisë dhe shtetit të mafies.

Kudo të shkova, gjeta reagime të fuqishme ndaj plaçkitjes së pasurive publike të banorëve të këtyre bashkive.
Një kontrast i madh ekzistonte dhe kishte elektrizuar klimën elektorale, kontrasti midis kandidatëve të primareve, të votës së lirë dhe dinjitetit, dhe kandidatëve të mafies, të bodrumeve të Edi Ramës, për të cilët në mënyrë absolute, asnjë socialist i vetëm, asnjë qytetar i paparti, nuk ishte pyetur. Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike. Mafia e Durrësit, po humbet falë fitores së Igli Carës, është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin Alket Hysenin. Ky i fundit ka marrë përsipër, a mund të imagjinoni ju, të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët. Misioni kryesor i mafiozit Alket Hyseni është ky. Ai ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar ndaj të cilit nuk rëndon asnjë edhe një aferë, përkundrazi përkushtimi dhe aftësia e tij kanë fituar zemrën dhe mendjen e qytetarëve të Sarandës. Përfaqësuesin e mafies së Durrësit nuk e kishin dëgjuar kurrë. Ai shkonte si një hije nate në Durrës. I tillë ishte përfaqësuesi i Konispolit. Detyrë kryesore; të mbronte pronat e grabitura.

Kush ishte në Delvinë thoni ju? Ilir Mehmeti, kandidati i fitores, i ‘Bashkë Fitojmë’ një qytetar i shkëlqyer. Rivali i tij është vëllai i një të dënuari për kokainë dhe kushëriri i Ardi Veliut. Dosjet e Ardi Veliut janë edhe më të rënda. Jugun kanë vendosur që darën e madhe të mafies ta shtrëngojnë dhe më shumë, por Delvina është e zjarrtë, do fitojmë! Ça by-passi ka Tepelena? Është rruga që ka ekzistuar. Një neveri. Ujësjellësi është ai që kam lënë. Tepelenasit janë pa ujë se nuk është bërë asnjë investim. Jugu po shkretohet me shpejtësi të madhe. “, tha Berisha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here