Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati takoi banorë të zonës së Bicajt dhe Nangës. Duke dëgjuar banorët, Admir Sinamati premtoi se projekti i tij kryesor është ndërtimi i unazës së Bjeshkëve.
Për mua, projekti kryesor jo vetëm për Bicajt por për të gjithë Kukësin, është ndërtimi i rrugës së ‘Unazës së Bjeshkëve’! Ky ishte zotimi i Admir Sinamatit në takimin e mbajtur me banorët e fshatit Mustafe.
Ekipi ynë, shtoi kandidati Sinamati, ka evidentuar nga afër nevojat parësore të fshatit, prej hapjes së perspektivave të reja të punësimit deri te administrimi i hapësirës infrastrukturore në rehabilitimin e kanalit vaditës, rrethimin e varrezave, rikonstruksionin e shkollave dhe qendrave sociale e shëndetësore, deri te aspekti turistik në kthimin e kullave tradicionale në muze dhe bujtina!