Luan Rama: Qeveria u tërhoq nga Vettingu i Policisë

0
95

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama e ka quajtur dyfytyrësi dhe pafytyrësi vendimin e qeverisë dhe të mazhorancës për tëheqjen nga procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit. Me anë të një deklarate për shtyp, Luan Rama tha se tërheqja nga Vettingu i policisë është pabesi ndaj ICITAP dhe PAMECA-s, është pabesi ndaj partnerëve strategjikë.
Ai tha se qeveria dhe mazhoranca kanë të njëjtën qasje si ndaj Vettingut në Drejtësi, ashtu edhe ndaj Vettingut në Policinë e Shtetit.  “Tërheqja nga vetingu shpreh dyfytyrësinë apo pafytyrësinë e radhës të qeverisë dhe të mazhorancës, e cila në mënyrë hipokrite dhe me demagogjinë e saj karakteristike hoqi dorë nga procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit duke dëshmuar që e gjithë përpjekja dhe e gjithë tirada me të cilën ajo e parapriu këtë proces nuk ka qenë gjë tjetër vetëm se demagogji dhe spekulim siç është në fakt demagogji dhe spekulim gjithçka që thotë dhe mazhoranca e Rilindjes për Vettingun si proces ligjor i domosdoshëm institucionet e zbatimit të ligjit”, tha Luan Rama. Zëvendëskryetari i LSI-së solli në vëmendje bashkëpunimin me ish-ministrin Xhafaj për të bërë ligjin funksional dhe me standarde. “ Në atë kohë bashkë me kolegun Fatmir Xhafaj si ministër i brendshëm, kemi punuar për ta sjellë ligjin në standardet e një ligji funksional dhe që ta realizonte procesin e Vetting-ut si një proces tërësisht ligjor dhe të shkëputur nga politika. Me orë të tëra debatesh, diskutimesh dhe punësh të përbashkëta, në grupin e punës ku ka qenë në mënyrë më të drejtpërdrejtë i involvuar zëvendës ministri i Hodaj, arritëm që edhe mbi 45 amendamente të paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim t’i bënim pjesë të ligjit. Duke shkuar tek votimi i ligjit siç e thashë, me konsensusin e të dyja palëve dhe çfarë është më e rëndësishmja, me dakordësinë dhe miratimin edhe të dy organizmave të rëndësishëm që asistojnë dhe ndihmojnë policinë e shtetit dhe organet e zbatimit të ligjit siç është ICITAP dhe Pameca. E përkundër kësaj kur nuk janë bërë as dy muaj nga miratimi i këtij ligji, qeveria shkon në hapa prapaktheu. Tërhiqet nga procesi i Vettingut të Policisë e deformon atë në thelbin e vet dhe ia cakton këtë përgjegjësi shërbimit të çështjeve të brendshme që është një strukturë në varësi të drejtpërdrejt të Ministrit të Brendshëm”, tha Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here