“Shpenzon 22mln euro udhëtime me avion privat dhe tani mbjell pemë me lopatë për të mbuluar vjedhjet e tij”, Berisha: Le të jetë vjeshta fundi i tij i turpshëm!

0
108

Berisha u shpreh se Rama është njeriu që shpenzon 22 mln euro për udhëtime me avion personal dhe tani mbjell pemë me lopatë për të mbuluar vjedhjet e tij.

Ka mbjellë një mln pemë thotë kryetari i bashkisë së kryeqytetit. Ka vjedhur për 1 mln fidane. Ka mbjellë 10mijë dhe ka vjedhur 990 mijë. Një fidan pishe 5500 euro. Paratë tuaja. Nuk ka qeveria para. Iua merr ju me taksa dhe sot kam mbjellë 1 mln pemë.

Njeriu që shpenzon 22 mln euro avion personal me dhomë gjumi dhe tani do të duket njeri i lopatës. Mbulon me lopatë vjedhjet e tij, frikën e tmerrshme nga ballafaqimi. Beson se tani meqë më kanë quajtur mua sulltan, tani duhet të dukem njeri i thjeshtë, njeri i lopatës. 14 Maji janë zgjedhjet e fatit tonë sepse po t’i japësh pushtet më tej këtij njeriu që nuk ka lënë pasuri pa i vjedhur shqiptarëve. Do të ishte një vetëdënim që do i bënim vetes, Një dënim për të ardhmen e vendit, fëmijët tanë. Duhet të bëjmë gjithçka që të vendosim pluralizmin më 14 Maj. Të japim sinjalet që vjeshta të jetë fundi i tij i turpshëm. Ai fund duhet t’i vijë nga shqiptarët, u shpreh ai.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here