Makina që ra nga lartësia në Poliçan drejtohej nga një 15-vjeçar, vdes bashkëmoshatari dhe plagosen dy të mitura

0
136

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Poliçanit, kur një mjet që drejtohej nga një 15-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia.

Si pasojë ka humbur jetën një pasagjer 15-vjeçar, si dhe është plagosur i mituri që drejtonte mjetin dhe dy vajza bashkëmoshatare. Mësohet se viktima është A. Zylyftari, ndërsa të plagosurit F. Zylyftari dhe dy vajza të mitura.

Njoftimi i policisë: 

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here