“Pa frymë”, humbja e Ergi Dinit dhe shokut të tij. Ngjarja dhe mesazhet

0
244

Përfundon tragjikisht xhiroja me motor e dy të rinjve, në mes të Tiranës. Kejdi Halili, 21 vjeç, dhe fituesi i “X Factor”, Ergi Dini, 22 vjeç, janë dy viktimat e ngjarjes së rëndë. Pamje nga vendi i ngjarjes Aksidenti fatal u shënua rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut” në kryeqytet.

Dy djemtë mësohet se po udhëtonin në motorin me targa “AP 105”. Policia në vendin e ngjarjes mori dëshmitë e udhëtarëve të rastit, të cilët kishin parë se, sapo kishte dalë nga rruga e Bllokut për në bulevard, pikërisht para Ambasadës Ruse, drejtuesi i mjetit e ka ngritur motorin në gomën e parë.

Por, kjo lëvizje ka provokuar humbjen e kontrollit të motorit dhe të dy, si shoferi dhe pasagjeri, janë rrëzuar. Nga përplasja e fortë me bordurën e trotuarit të dy djemtë kanë marrë plagë të forta. Drejtuesi i motorit, i cili pohohet se ka qenë Halili dhe pasagjeri, këngëtari Ergi Dini, u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas rreth 30 minutash, të dy djemtë kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak, si pasojë e plagëve të shumta që kishin marrë. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, patrullat e së cilës janë të stacionuara shumë pranë vendit të fatkeqësisë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë dhe po punohet për të saktësuar shkaqet. Këngëtari 22­vjeçar, i njohur pas fitores në konkursin “X Factor”, ishte kthyer disa orë më parë nga Italia. Paraprakisht dyshohet se dy të rinjtë nuk mbanin kaska në kokë, çka ka rezultuar fatale për ta.

Gjithsesi, Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, që shkaktoi humbjen e jetës së këngëtarit Dini dhe mikut të tij, Kejdi Halili.

Ky i fundit deklaronte dhe në publik se e pëlqente shpejtësinë, madje në një status në profilin e tij në “Instagram” e theksonte këtë fakt.

Motori i cili u mori jetën dy të rinjve ishte nxjerrë në shitje nga 21­ vjeçari Klejdi Halili në orën 14:57, pikërisht të ditës kur ndodhi aksidenti tragjik. Klejdi në përshkrimin e motorit, kishte njoftuar se ai është në gjendje shumë të mirë.

KUSH ESHTE ERGI DINI

Këngëtari Ergi Dini, 22 vjeç lindur në Shkodër, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, gjatë një aksidenti rrugor me motor. Edhe pse i ri në skenën muzikore shqiptare, që në moshë të re ai ka spikatur me zërin dhe talentin e tij në të kënduar. Aq sa kur ishte vetëm 20 vjeç, do të shpallej fitues i konkursit muzikor të famshëm “X Factor”. Pas një konkurimi nën tutelën e Altuna Sejdiut, Ergi do të arrinte që në shkurt të vitit 2014, të fitonte “X Factor”. Një vit më vonë ai do të konkuronte në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk do të arrinte të fitonte. Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016, këngëtari do të sillte dy këngë të shoqëruara me videoklipe, përkatësisht “Morphine” dhe “Asnji gram”. Nga burime pranë këngëtarit mësohet se ai ishte gati për një project të radhës, që tragjikisht tashmë është ndërprerë në mes së bashku me jetën dhe ëndrrat e tij.

 

Motra e Ergi Dinit: Për ne s’ka ngushëllim

 

Familja e kengetarit Ergi Dini eshte ne shok.

Motra e Ergi Dinit, 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin e djeshëm pranë urës së Bllokut sëbashku me mikun e tij, edhe pse në moment të vështirë gjeti kohën për të falenderuar njerëzit për ngushëllimet.

Barbara Dini, këngëtare edhe ajo, shkruan në rrjetin e saj social Facebook se për të dhe familjen e saj nuk ka ngushëllim pas kësaj humbjeje.

Madje ajo njofton edhe për orën dhe vendin e varrimit të vëllait të saj: “Faleminderit te gjitheve per ngushllimet edhe pse per ne s’ka ngushellim!Ju lajmeroj se varrimi behet ne ora 15.30 ne Shkoder!”

barabra

 

Shume miq këngëtarë dhe artistë kanë përcjellë në statuset e tyre në facebook dhimbjen për humbjen e Ergi Dinit.

https://www.instagram.com/p/BNFywDyjkeH/

 

https://www.instagram.com/p/BNHJsZ6DiHn/?taken-by=albanskenderaj

https://www.instagram.com/p/BNHTh7NDuBb/?taken-by=alketavejsiu

https://www.instagram.com/p/BNF7zNPg-c0/?taken-by=aurelagaceofficial

https://www.instagram.com/p/BNFxVX2BcuY/?taken-by=oltabokaofficial

https://www.instagram.com/p/BNFvGkVBjgb/?taken-by=arditgjebrea

https://www.instagram.com/p/BNF4X35jEC1/?taken-by=tunasejdi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here