Hynë për herë të tretë ilegalisht në Gjermani, arrestohet çifti shqiptar

0
222

Një çift shqiptar janë kapur nga policia në Gjermani, pasi donin të hynin në atë shtet pa autorizim.

Kjo ishte hera e tretë brenda këtij viti që çifti kërkonte të kalonte kufirin gjerman.

Pas kontrollit rutinë të bërë nga policia në autobusin e udhëtarëve të ardhur nga Shqipëria, ato u ndalën në vendkalimin kufitar në Bad Reichenhall, shkruan BGLand24.de

Vula e policisë gjermane që tregonte dëbimin e tyre, dukej qartë në pasaportat e burrit të moshës 61 vjeç dhe gruas së tij 55-vjeçare.

Në maj të këtij viti, çifti u dëbua për herë të parë, kurse hera e dytë ndodhi në fillim të këtij viti.

Por kësaj here policia arrestoi shqiptarët dhe do t’i procedojë për hyrje të përsëritur në Gjermani.

Pasi të jepet vendimi për ta do të vuajnë dënimin në burg, raportojnë mediat gjermane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here