Bardhi: Asfalti elektoral i Veliajt ka pushtuar Tiranën, miliarda lekë taksa nuk kthehen në investime

0
132

Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi shkruan se asfalti elektoral ka pushtuar Tiranën.

Ajo shton se Erion Veliaj vijon të kujdeset për fasadat, duke konfirmuar se në 8 vitet e drejtimit të Tiranës si Kryebashkiak, është kujdesur vetëm për fasadat.

Bardhi: Asfalti elektoral ka pushtuar Tiranën. Kjo që po ndodh në kryeqytet në prag të zgjedhjeve të 14 majit është një maskaradë elektorale. Miliarda lekë të mbledhura nga Bashkia e drejtuar nga Veliaj si taksë e infrastrukturës nuk po kthehen në investime reale, por në asfalt elektoral. Erion Veliaj vijon të kujdeset për fasadat, duke konfirmuar se në 8 vitet e drejtimit të Tiranës si Kryebashkiak, është kujdesur vetëm për fasadat.

Tirana ka nevojë për investime reale! Rrugët kanë nevojë për kanalizime dhe trotuare, jo vetëm për asfaltin që mbulon përkohësisht gropat. Me 14 maj, qytetarët me votën e tyre duhet të ndalin modelin e shëmtuar të fasadës! Ndaloni kryebashkiakun e fasadës, jepini Tiranës investimet dhe projektet që meriton.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here