Video/ Kandidati PS Librazhd reciton programin e shkruar! Gjiknuri qesh

0
225

Mariglen Disha, kanadidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Librazhdit nuk është përmbajtur në takimin elektoral të mbajtur një ditë më parë për prezantimin e programit, ku i pranishëm ishte edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri.

Kam biseduar me ju në çdo fshat dhe çdo cep të qytetit ku kam ndarë me ju problemet që keni. Ju garantoj që të gjitha problemet që keni nuk do t’i shmang asnjëherë, por do mundohem t’i zgjidh. Kam dëshirë dhe vullnet t’ju shërbej juve duke investuar në infrastrukturë rrugore, në çerdhe, në kopshte dhe në shkolla, në rrjetin elektrik dhe në ujësjellës, në hapësira të gjelbra.

Kam shënuar çdo problem dhe çdo hall që keni dhe ju garantoj që të gjitha shënimet që kam mbajtur unë si kryetar i ardhshëm i Librazhdit do mundohem t’jua zgjidh. Do jem i njëjti administrator siç kam punuar në detyrat e mëparshme. ndihem i vlerësuar nga PS, më 14 maj të votojmë PS-në dhe mua si kandidat i forcës më të madhe në Shqipëri. Më jepni besimin tuaj dhe do t’ju përgjigjem me punën time. Ju falënderoj të gjithëve që keni dëshirë të vazhdoni përpara dhe jo mbrapa”, tha kandidati i PS.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here