Del lista e punësimeve familjare, Bardhi: Nepotizmi në Bashkinë e Tiranës po na kushton 1 mln euro

0
172

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të mërkurë nepotizmin në Bashkinë e Tiranës.

Nga foltorja e selisë blu, zëdhënësja e fushatës për Bashkinë Tiranë, Silvi Bardhi publikoi dhe listën e njerëzve nga e njëjta familje të cilët, tha ajo, i kushtojnë taksave tona 1 milionë euro në vit.Bardhi theksoi se Drejtori i Inspektoratit ka të punësuar vëllain, kunatin dhe kunatën, ndërsa drejtoresha e “Tirana Parking” ka të punësuar motrën, bashkëshortin dhe kunatin.Po ashtu edhe Drejtori i Policisë Bashkiake ka të punësuar gruan dhe nipin.Mbi 10 milionë euro borxh ka lënë Erion Veliaj në dy mandate që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Këto janë detyrime që do t’i shlyejnë qytetarët e Tiranës.

Teksa ka rritur taksat dhe tarifat dhe ka lëshuar policinë bashkiake në fushata ndëshkimi duke vjelur miliona euro, sërish, të gjitha këto nuk i mjaftojnë Erion Veliajt.

Kjo është qeverisja e tij.

Janë qindra punonjës të Bashkisë që paguhen me taksat tona, thjesht për t’i shërbyer Erion Veliajt, profilit të tij personal, interesave politike që ai ka.

Qindra punonjës që mbahen me taksat tona, kujdesen që Erjon Veliaj të dalë mirë në publik, të pëlqehet, t’i bëhet shpërndarje në rrjetet sociale.

Vetë Erion Veliaj, në gjysmën e parë të vitit të kaluar, ka kaluar 4 muaj e gjysëm jashtë shtetit, duke marrë të paktën 11 mijë euro dieta.

Ndërkohë që me këto udhëtime nuk i ka sjellë qytetit asnjë përfitim, asnjë investim të huaj, asnjë shërbim që të jetë i vlefshëm për jetën tonë.

Gjatë një vëzhgimi të pjesshëm të nëpunësve, tek 270 emra, rezultojnë 127 emërime nepotike. Drejtuesit më të rëndësishëm të Bashkisë kanë futur familjarët dhe të afërmit në pozicione të rehatshme, me rroga të mira.

Kjo është e padrejtë.

Taksapaguesit më të varfër të Europës nuk kanë pse të sakrifikojnë kaq shumë, që Erion Veliaj të duket bukur në publik.

Duhet ndryshim.

Qytetarët e Tiranës e kanë në duart e tyre ta kthejnë Bashkinë në normalitet e në shërbim të qytetit, jo të kryetarit”, deklaroi Silvi Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here