Sot në Strasburg nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave

0
160

Parlamenti Evropian, të hënën në Strasburg, votoi tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e Bashkimit Evropian që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. Ky votim nënkupton se më, nuk ka dilema se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 Janari i vitit 2024.

Për këtë çështje, sot në Strasburg, presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e presidencës së BE-së, do ta nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim. I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili udhëton sot drejt Strasburgut.

Zyra e për Informim e Kryeministrisë bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola. Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian, së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.

 

 

Dje, pas votimit për liberalizimin e vizave, ka pasuar reagime të shumta. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë vendim të shumëpritur dhe shumë të merituar. Pas këtij votimi kanë reaguar edhe ambasadorët e vendeve të akredituara në Kosovë, duke e cilësuar lajm të mirë për kosovarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here