Këlliçi: Duhen vetëm 200 metra katrorë pronë publike në çdo lagje për të ndryshuar Tiranën !

0
100

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi tha sot se duhen vetëm 200 metra katrorë pronë publike për të ndryshuar rrënjësisht Tiranës.

Në një bisedë në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, Këlliçi shpjegoi projektin që ka për 500 oazat në kryeqytet.

Bëhet fjalë, pohoi Këlliçi, për 200 metra katrorë në çdo lagje, për ta bërë lulishte dhe hapësirë çlodhëse me stola.

Sot është një prej probleme më të mëdha në qytet, pamundësia që kanë banorët, kryesisht të moshuarit dhe familjarët me fëmijë të vegjël, për të zbritur nga apartamentet, e për të kaluar pak kohë jashtë.

Këlliçi sqaroi se i gjithë projekti në 500 lagje të Tiranës do të sillte një transformim total dhe kërkon 100 mijë metra katrorë, e jo më shumë se 5 milionë euro në një mandat.

Për kontrast me atë që kryebashkiaku aktual ka bërë, Këlliçi solli shifrën e lartë të ndërtimeve dhe betonit në këto 8 vite.

Bashkia aktuale i ka hequr Tiranës 520 mijë metra katrorë gjelbërim, pohoi Këlliçi, dhe ka ofruar 7.1 milionë metër katrorë beton.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here