Alimehmeti: Transporti publik falas kërkon vetëm 16.8% të fondit të bashkisë, aktualisht fondet digjen për inceneratorin që nuk ekziston

0
116

Koalicioni opozitar Bashkë Fitojmë ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa premtimet nga kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ishin transporti publik falas, ujë 24 orë, apo edhe krijimin e ambienteve të gjelbëra për fëmijët dhe të moshuarit.

Por për kandidatin për këshillin bashkiak, “Bashkë Fitojmë” Ilir Alimehmeti këto premtime janë të realizueshme.

Në një intervistë për Vizion Plus, Alimehmeti tha se  transporti publik falas kërkon vetëm 16.8% të fondit të bashkisë, për të cilat tha se aktualisht digjen për inceneratorin që nuk ekziston.

Ai tha më tej se të ardhurat që do mblidhen nga parkimet në Tiranë do të shkojnë për krijimin e oazeve të gjelbërta.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here