Emrat/ Goditet një grup për vjedhje. Policia e Durrësit arreston shtetasit…

0
118

Policia e Durrësit ka goditur një grup vjedhësish banesash e lokalesh duke arrestuar 2 persona. Ndërkohë 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë

Sipas policisë, dokumentohen me prova shkencore 22 vjedhje me thyerje banesash dhe lokalesh.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura në fushën e veprave penale kundër pasurisë kanë goditur grupin, të cilët gjatë muajve të fundit dyshohet të kenë vjedhur banesa dhe lokale në qarkun e Durrësit.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• E.Z,   19 vjeç, banues në Shenavlash Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”;

• A. D,  19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

• J. P,  17 vjeç, banues në Shenavlash, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve:

• E. P,  17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja “;

• E. Sh,   19 vjeç,  banues në Durrës;

• A. V,  17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë  për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se merrnin makina me qira dhe të maskuar kryenin me  thyerje vjedhje banesash dhe lokalesh në qarkun e Durrësit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se janë autorë të dyshuar të 22 vjedhjeve, si më poshtë vijojnë:

• Më datë 08.12.2018, në lagjen nr .12 Durrës dyshohet se  pasi kanë hyrë të maskuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit E.K.

• Më datë 08.12.2018, në Katund – Sukth, Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit  E.K, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

• Më datë 08.12.2018, në Mbikalimin e Fllakës dyshohet se kanë vjedhur kioskën  e shtetasit  P.N, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

• Më  datë 07.12.2018, në lagjen nr .8 dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit Ë.L, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

• Më datë 04.12.2018, ne lagjen nr .6 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin kioskën e shtetases L. P.

•Më datë 04.12.2018, në lagjen nr. 13 Plazh dyshohet se kanë vjedhur banesën  në pronësi të shtetases P.M,  ku kanë marrë  oriendi shtëpiake.

•Më datë 04.12.2018, në lagjen nr.13 Plazh dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit E.D,  ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

• Më datë 03.12.2018, gjatë natës, në lagjen Nr.13, Plazh  dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç.

•Më datë 03.12.2018, gjatë natës në Manëz dyshohet  se kanë  vjedhur kioskën e shtetasit A.D, ku kanë marrë paketa të markave të ndryshme.

•Më datë 02.12.2018, gjatë natës në Shkallnur, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje  dyqanin në pronësi të shtetasit S.A, ku kanë marë xhiron ditore.

•Më datë 30.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 11, Durrës dyshohet se kanë  vjedhur me thyerje kioskën e gazetave  në pronësi të shtetasit V.R, ku kanë marrë disa steka cigare të llojeve të ndryshme.

• Më datë 29.11.2018, në Sukth Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.M. ku kanë marrë  buzhuteri.

•Më datë 26.11.2018, gjat natës në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetases H.Sh. ku kanë marrë vegla pune.

• Më datë 24.11.2018 gjatë natës, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A.L, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

•Më datë 16.11.2018, gjatë natës në lagjen nr .13, Plazh, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Italian P. G, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

•Më datë 12.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 17/1 , Durrës,  dyshohen se kanë vjedhur me thyerje banesën në pronësi të shtetasit A.M,ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

• Më datë 10.11.2018, gjatë natës  në Sektorin “Rinia’, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit K.V.

•Më datë 08.11.2018, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit M.D, ku kanë marrë bizhuteri.

•Më datë 06.11.2018, në Shkallnur dyshohet se kanë tentuar të vjedhin  banesën e shtetasit H.Sh.

• Më datë 04.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 14/1 Durrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit G.K, ku kanë marrë bizhuteri dhe vlera monetare.

•Më datë 04.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur   me thyerje banesën e shtetasit  A.E, ku kanë marrë rroba dhe vlera monetare.

•.Më datë 03.11.2018, në Rrushbull, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit H.L, ku kanë marrë vegla pune.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një automjet tip Alfa Romeo;
• dy maska të zeza;
• mjetet e perdorura në kryerjen e veprave penale si: dy leva të gjata, sopatë; doreza
• 38 paketa si dhe dy steka cigare të markave të ndryshme;
• një aparat telefoni celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale”Vjedhja e kryer në bashkëpunim”parashikuar në  nenin 134/2 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here