Gazetarët zbuluan para FBI-së 21-vjeçarin e akuzuar për publikimin e dokumenteve sekrete të Pentagonit

0
147

Gazetarët kanë qenë ata të cilët kanë zbuluar më herët se FBI rrjedhjen e fundit të dokumenteve shumë të klasifikuara të Pentagonit. Edhe pse FBI ka autoritet të pakufizuar për të monitoruar mediat sociale dhe chat-et, nuk arriti që të zbulonte dokumentet sekretet të Pentagonit të cilat ishin publikuar në një nga këto platforma.

Fakti që kaluan muaj para se një fakt i tillë të evidentohej, ka ngritur shqetësime për aftësinë e Byrosë Federale të Hetimit për të vëzhguar faqet e internetit publike dhe private që mund të cenojnë sigurinë kombëtare, shkruan Daily Mail.

Artikulli

Jack Douglas Teixeira, 21 vjeç u arrestua nga FBI vetëm një orë më vonë pasi gazetari i New York Times dhe Bellingcat, Aric Toler e identifikuan atë si autorin e dyshuar.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se FBI e kishte identifikuar Teixeira si të dyshuar disa ditë më parë, duke përdorur deklaratat e dëshmitarëve dhe nga të dhënat e shërbimit ‘Discord’.

Bellingcat, një uebsajt hetimor me burim të hapur që mbështetet në informacionin publik për të hulumtuar një sërë subjektesh, ishte i pari që identifikoi publikisht bisedën e Discord, ku dyshohet se postoi dokumente të klasifikuara nën emrin e përdoruesit “The OG”.

Gazetarët zbuluan para FBI-së 21-vjeçarin e akuzuar për

Jack Douglas Teixeira

Në një artikull të Bellingcat javën e kaluar, Toler gjurmoi me përpikëri dokumentet në burimin e tyre origjinal, pasi ato ishin përhapur në kanalet pro-ruse të Telegramit, uebsajtin 4Chan dhe serverët e shumtë Discord. Zyrtarët amerikanë janë ende duke vlerësuar dëmin e shkaktuar nga rrjedhjet, të cilat përfshinin të dhëna sekrete që detajojnë dobësitë ushtarake ukrainase dhe informacione të klasifikuara rreth aleatëve, duke përfshirë Izraelin, Korenë e Jugut dhe Turqinë. Dokumentet dukej se kishin qarkulluar në internet për disa muaj përpara se të silleshin në vëmendjen e publikut nga një artikull i New York Times më 6 prill, i cili fillimisht raportoi se Pentagoni po hetonte një shkelje. Pentagoni ka thënë se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin fillimisht u informua për rrjedhjen në mëngjesin e 6 prillit dhe nisi një hetim ndër-departament. Më 9 prill, Toler, Drejtori i Trajnimit dhe Kërkimit të Bellingcat, postoi artikullin e tij duke gjurmuar origjinën e dokumenteve në burimin e tyre origjinal. Ai vuri në dukje se fotografitë e dokumenteve u përhapën së pari gjerësisht në kanalet pro-ruse të Telegramit më 5 prill, ku ato dukej se ishin ndryshuar në mënyrë të vrazhdë për të hedhur në një dritë më pozitive pushtimin rus të Ukrainës.

Disa orë para kësaj, dokumente të tjera ishin shpërndarë në faqen e internetit duke sugjeruar një burim të veçantë origjinal. Nga atje, Toler ishte në gjendje të identifikonte përkohësisht një tjetër dhomë bisede të Discord, ‘Thug Shaker Central’ si burimin origjinal të rrjedhjeve, që daton që nga 13 janari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here