SPAK i sekuestron 3 kompani, ullishtën dhe 2 automjete luksoze turkut të akuzuar për trafik droge

0
113

eskin ka trafikuar sasi të mëdha heroine dhe kokainë nga Roterdam në Holandë drejt Gjermanisë, e më pas në gjithë Europën. Përmes korrierëve të ndryshëm ai ka transportuar nga Gjermani në Turqi 10 milionë euro, të përftuara nga trafiku i drogës. Sipas hetimit, Keskin ka urdhëruar në mënyrë të vijueshme në Shqipëri, ku ka bashkëjetuar me një shqiptare, si edhe ka investuar shumë të konsiderueshme në vend.

Vendimi tjetër i sekuestros i përket Veip Ormenajt, 47 vjeç nga Fierit, të cilit iu bllokuan 8 apartamente në Orikum, me një sipërfaqe prej 775 m2 në total, si edhe dy llogari bankare në gati 260 mijë euro në total. SPAK njoftoi se hetimi pasuror ndaj tij nisi për shkak të një dënimi të dhënë ndaj tij në vitin 2012 ishte dënuar për veprat penale të “trafikimit të substancave narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Po kush është Ramazan Keskin?

Ramazan Keskin ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shtetase shqiptare, ndërkohë që ka investuar shuma të konsiderueshme në Shqipëri.

“Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit R. K., rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale”, njofton SPAK.

Për këtë arsye është vendosur sekuestrimi i pasurinë me adresë, Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 1 000 m2, e llojit “ullishte”;

Automjeti tip Audi SQ7, me targa gjermane LR-II7777;

Automjeti autoveturë, marka AUDI, tipi Q7, targa AA275SB;

25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)” shpk;

50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” shpk; 50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ”;

Vendimi tashmë është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here