Porti i Durrësit në arbitrazh/ Kompania gjermane kërkon 40 milionë euro

0
125

Zbardhen detaje nga padia e ngritur në arbitrazh nga një kompani gjermane në lidhje me një koncesion në Portin e Durrësit.

Sipas MCN TV, kompania gjermane EMS Shipping, që ka me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit kërkon 40 milionë euro kompensim nga qeveria shqiptare për thyerje të njëanshme të kontratës koncesionare në Gjykatën e Arbitrazhit të Uashingtonit.

MCN ka mundur të shohë një sërë dokumentesh dhe shkresash të shkëmbyera mes kompanisë gjermane dhe institucioneve publike për këtë konflikt, ku secila palë shtron pretendimet e saj.

Kompania pretendon se qeveria shqiptare e ka trajtuar në mënyrë arbitrare dhe diskriminuese duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare në shkelje të marrëveshjes koncesionare.

Më konkretisht, EMS pretendon se goditja e paligjshme ndaj saj është e lidhur me dy koncesione të tjera të dhëna nga qeveria shqiptare. I pari është ai me kompaninë arabe Eagle Hills, për transformimin e portit të mallrave në Durrës në një port turistik me kulla.

Sipas kompanisë gjermane, territori i koncesionit te saj do t’i dorëzohet kompanisë arabe brenda këtij viti. Kjo do të çojë në mbylljen automatikisht të operacioneve të saj në port, duke i dhënë praktikisht fund koncesionit edhe pse afati i marrëveshjes është për 35 vjet. Kompania thotë se ka kërkuar zgjidhje nga qeveria se ku do të zhvendoset koncesioni i saj pasi territori t’i kalojë kompanisë arabe, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë koncesioni i dytë, që kompania gjermane pretendon se e ka dëmtuar, është ai i portit MBM në Porto Romano.

Kompania gjermane pretendon se porti MBM u bë një konkurrent direkt i saj, për shkak të favorizimit në mënyrë të paligjshme nga qeveria.

Menjëherë pas ndryshimit të koncesionit në Porto Romano, EMS thotë se qeveria shqiptare lajmëroi një plan për rialokim në shkallë të gjerë të mallrave nga terminali i saj drejt portit MBM në Porto Romano.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here