Parashikimi i FMN, ekonomia shqiptare do të rritet më pak nga sa pritej këtë vit

0
79

Ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet më pak nga sa pritej.

Në raportin “Perspektiva Ekonomike Botërore”, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur në 2.2 nga 2.5 për qind në tetorin e vitit të shkuar parashikimet për rritjen ekonomike.

FMN vlerëson se nivelet ende të larta të inflacionit, rënia e konsumit e mbi të gjitha modeli i prapambetur ekonomik e bëjnë edhe më të vështirë rimëkëmbjen.

“Shqipëria ka nevojë për një tjetër model ekonomik, të orientuar drejt teknologjisë dhe së gjelbrës. Vetëm kështu do mund të përballojë sfidat e brendshme dhe ato gjeopolitike. Këtu spunton edhe FMN”, shprehet eksperti Mikel Qafa.

Ekonomia vendase pritet të përshpejtohet në 3.3 për qind ë vitin 2024 e të mbesë përafërsisht në këto nivele deri në 2025-n, vit për të cilin parashikimi i FMN nuk shkon më shumë se 3.4 për qind.

Paralajmërimi për inflacion në nivelin 3.9 për qind edhe pse mbi objektiv mbetet ndjeshëm më i ulët nga sa është aktualisht. Për këtë FMN kërkon mbrojtje të shtresave në nevojë dhe reforma.

“Reformat janë kurdoherë të mirëpritura. Është pak e vështirë që Shqipëria t’i ndërmarrë aktualisht. Kjo për shkak të fushatës elektorale. Tani qeverisë i duhet më shumë të vizualitet se përmbajtje”, shtoi Qafa.

Sipas FMN, Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtetet që pritet të kenë ecurinë më të mirë ekonomike në 2023 në Rajon, me 3.5 dhe 3.2 për qind. Serbia dhe Bosnjë Hercegovina do të zgjerohen me 2 për qind, ndërsa për Maqedoninë e Veriut pritshmëritë janë mjaft pesimiste, me vetëm 1.4 për qind.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here