Policia jep detajet për tritolin në Vaun e Dejës/ Shpërtheu kur Ndreca hipi në makinë

0
191

Qarku i Shkodrës është tronditur sot nga një shpërthim me tritol në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Paçram, pranë banesës së Ndrecës.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që kreu i PD për Vaun e Dejës ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme  materiale.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme  materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here