I dënuar për vrasje në Shqipëri, mbërrin me varkë në Britani dhe merr anonimitetin për t’u mbrojtur nga rivalët

0
173

Një shqiptar, me një të shkuar kriminale ka përfituar mbrojte nga shteti britanik, pasi ka kërkuar azil politik në Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se i rrezikohet jeta. Gjykatësi i çështjes ndaloi The Sun që të identifikonte shqiptarin, që cilësohet si ‘gangster’ dhe fajtor për krime të tmerrshme, përfshirë vrasje.

Shqiptari thuhet se ka mbërritur në Britani me gomone, pasi kreu një dënim të përjetshëm për vrasje dhe vepra të tjera “shumë të rënda” në vendin e tij. Ndërkohë, gjykatësi vendosi që identiteti i tij duhet të mbahej i fshehtë “për hir të sigurisë së tij” – pasi ai pretendoi se ishte në rrezik nga mafiozët rivalë.

Deputeti konservator David Morris tha se; “Është një vendim i egër që tregon përbuzje për qytetarët britanikë. Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli me ‘karrierë’ që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?”.

Ndërkohë, deputeti Philip Davies tha se publikimi i identitetit dhe krimeve të shqiptarit është qartësisht në nder të interesit publik. Gjykatësi Nicholas Aldridge, vendosi se nuk do të publikohej asgjë që do të çonte drejt identifikimit të shqiptarit, “drejtpërdrejt ose tërthorazi”.

 

 

The Sun ka apeluar vendimin e gjykatës, duke kundërshtuar anonimitetin e shqiptarit, ndërkohë që gjykatësi e refuzoi kërkesën e shqiptarit për lirim me kusht. Shqiptari thuhet se po mbahet në paraburgim në një qendër imigracioni, ndërkohë që pritet vendimi nëse ai do të dëbohet nga Britania apo jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here