Bulmeti 20.6% më i shtrenjtë se vjet, INSTAT: Rritjen më të madhe e pësuan qumështi, djathi dhe veza

0
131

Muaji mars ka reflektuar në treg rritje të çmimit të nënprodukteve të bulmetit. Sipas të dhënave të INSTAT 20.6% ka qenë rritja e çmimit qumshtin, djathin dhe vezën krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Rritje kanë pësuar dhe nënproduktet e peshkut, zarzavateve dhe mishit.

Qumështi, djathi dhe veza janë grupi i produkteve të shportës së konsumit që ka pësuar rritjen më të madhe të çmimit gjatë muajit mars. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave çmimet e bulmetit kanë pësuar një rritje me 20.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu nënproduktet e peshkut janë rritur me 15.9%, teksa zarzavatet përfshirë patatet janë rritur me 13,6 %. Mishi dhe nënproduktet e tij janë shtrenjtuar thuajse në të njëjtën masë e më tej renditen sheqeri, mjalti dhe ëmbëlsirat.

INSTAT vlerëson se indeksi i vjetori i çmimeve të konsumit është 5.3% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje çmimi kanë pasur edhe grupet e mobiljeve, pajisjeve shtëpiake dhe të tjera.

Krahasuar me muajin shkurt rritjen më të madhe të çmimit të konsumit e kanë pasur sërish grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, situatë e cila ka nisur që në vitin e shkuar.

Por pavarësisht se karburanti vijon të jetë në çmime të paqendrueshme rezulton se transporti ka shënuar rënie me 7.5%  më pak të çmimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here