A janë bllokuar llogari bankare të Albcontrol pas vendimit për Becchettin?! Rama debaton me gazetaren, por s’e mohon

0
126

Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar pyetjen e një gazetarja në lidhje me faktin nëse janë bllokuar apo jo llogari bankare të Albcontrol pas vendimit për Becchettin. Ai tha se kjo çështje është konfidenciale.

“Së pari njëherë meqë më dole në një temë kaq të dashur për ata që gëzojnë që sa herë ka lajme të kësaj natyre, në vend që të irritohen që një kriminel arrin të çajë rrugët në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke nisur nga java e ardhshme. Po mendojmë daljen fare nga juridiksioni i kësaj gjykate, pas vendimeve skandaloze.

Po këta njerëz kanë thënë që Shqipëria i ka paguar ato para, ja që ato 100 milionë nuk kanë ikur, nuk janë fare në xhepin e atij mashtruesi. Sa i përket luftës me të, ne e bëjmë dhe do ta bëjmë me të, edhe pa këtë kategori njerëzish. Unë përgjigjet i jap si dua unë. Kalo mikrofonin te tjetri, ky është një aspekt i procesit që është i lidhur me konfidencialitetin, por detyra ime është që të ruaj konfidencialitetin.

E kam thënë dhe një herë…e kam humbur çdo lloj shprese që ne të dy të merremi vesh. Ky është një aspekt i procesit që është i lidhur me konfidencialitetin e procesit. Gjë që se ata që presim që të prishin këtë konfidencialitet, unë se dua këtë…”, tha Rama.Teksa u pyet për shëndetësinë falas, Rama tha se: “Përgjigja ime është se mikrofoni imi nuk është shkollë për të dhënë leksione bazike mbi mënyrën se si funksionojnë gjërat. Jo, ne po shkojmë drejt atij objektivi. U realizua apo jo, mund të ma bëni kur mos të jem më këtu. Po punojmë për këtë.”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here