Behar Haxhiu: Pas 14 majit Kurbini del nga harta e asfaltit elektoral

0
130

Kandidati i Partisë Demokratike në Kurbin, Behar Haxhiu ka premtuar se pas 14 majit kjo zonë do të dalë nga harta e asfaltit elektoral.

Haxhiu është shprehur se investimet elektorale provizore së pari janë mungesë vizioni e së dyti janë një dëm ekonomik për Bashkinë Kurbin.

 

Postimi i Haxhiut:

Pas 14 majit Kurbini del nga harta e asfaltit elektoral!

Asfalti provizor elektoral dhe ndihmat ushqimore për familjet e varfra janë kthyer në një trend për Bashkitë që drejtohen nga të majtët dhe Kurbini nuk bën përjashtim.

Investimet elektorale provizore së pari janë mungesë vizioni e së dyti janë një dëm ekonomik për Bashkinë Kurbin, dëm që në fund të ditës paguhet nga taksapaguesit e Kurbinit.

Nuk ka asnjë arsye që Kurbini të privohet nga investimet serioze, nga rrugë me trotuare, kanalizime dhe ndriçim sipas standardeve bashkëkohore.

Pas 14 majit investimet do të kenë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe jo fasadën.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here