“Në stendat e shpresës më të rinjtë”, Meta: Pas 14 majit, Bashkia e Tiranës do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të jetesës së qytetarëve

0
63

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur në një prej stendave ku të rinjtë rinjtë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” , paraqesin planin e kanidatit Belind Këllici për qytetarët. Duke ndarë foto në rrjetet sociale me ta, Meta shkruan se plani për transport publik falas do të reduktojë rradhët e gjata për abone të studentëve, reduktojë trafikun, ndotjen dhe kostot e qytetarëve. Pas 14 majit Bashkia e Tiranës do jetë  vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së tyre- shkruan Meta.

Postimi i plotë:

 

Në stendat e shpresës, aty ku të rinjtë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” po promovojnë tek qytetarët planin e shkëlqyer të Belind Këlliçit për transportin publik falas.

Plani i Belind Këlliçit për transport publik falas redukton radhët e gjata për abone të studentëve, redukton trafikun, ndotjen dhe kostot e qytetarëve.

Ky plan është një nga shumë treguesit e ndikimit të drejtpërdrejtë tek qytetarët, për të cilët Bashkia e Tiranës pas 14 Majit do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së tyre.

Bashkë?Fitojmë!✌️??

#PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #Rini #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here