“Mandatin tjetër, udhëtime me tren elektrik nga Tirana në Rinas”, Alimehmeti ironizon deklaratat e Veliajt: Ky treni elektrik ku e ka stacionin? Po 12mln eurot ku kanë shkuar ?

0
138

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar deklaratat e Kryebashkiakut Erion Veliaj për premtimet e tij elektorale lidhur me trenat elektrik.

Kujtojmë se në vitin 2018 Erion Veliaj u premtoi qytetarëve se do t’iu mundësontë atyre të udhëtimin me tren drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit.

Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen”- u shpreh Veliaj.

 Këtë premtim ashtu sikurse shumë të tjera që nuk janë mbajtur nga kryebashkiaku, Ilir Alimehmeti e ka publikuar në Facebook përmes një video ku ndër të tjera shton duke thënë:

Postimi i plotë:

Ore ky treni elektrik ku e ka stacionin se kam njè rruge per Durres?

Po këto 12 milione eurot që paska miratuar Parlamenti per t’u marrè me kredi te butè nga BERZH-i ku kane vaitur?

Akoma vetem lokomotiva polake e 1951 eshte ne Tirane.

Shkoni vizitoni ate te pakten si instalacion kujtese e te kaluares!

Dite te mbare kryeqytetare te tè vetmit kryeqytet pa tren në Europe!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here