Kryemadhi pyet Veliajn: A ke qenë në zyrën e ortakut të inceneratorit të Tiranës? Dhe a ka ngrënë darkë te Tribe?”

0
122

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi komentoi në Task Force me gazetaren Sonila Meço, investigimin e “Piranjave” për aferën e inceneratorit të Tiranës.

“Piranjat” zbuluan lidhjet e Erion Veliajt me kompaninë që solli inceneratorin, Bruno Presezzi dhe vizitat që ai bënte në zyrën e Antonio Presezzit.

Gabriele Tarroni Longinotti​, ish-ortak i Presezzit tha për “Piranjët” se e kishte takuar edhe vetë personalisht Veliajn.

Nisur nga këto fakte, Kryemadhi iu drejtua me një pyetje Veliajt, nga emisioni Task Force

“E para, unë vetëm kaq do të pyesja: A ka qenë Erion Veliaj në zyrën e këtij ortakut të inceneratorit të Tiranës? Dhe a ka ngrënë darkë te Tribe?“, tha ajo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here