Rama vendoset në siklet, pyet biznesmenen sesi e ka burrin, por ai ka ndërruar jetë nga Covid-19

0
224

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë mblodhi në një tryezë disa biznesmenë të bujqësisë në Tepelenë. Por u vendos në siklet nga ajo që dëgjoi. Teksa bëhej prezantimi i të gjithëve me radhë, Rama pyet Elonën sesi e ka partnerin e saj, i cili ishte nga Franca. Por Kumbaro i tregon Ramës se partneri i saj ka ndërruar jetë nga Covid-19. Kryeministri mbetet i befasuar dhe i kërkon ndjesë, ndërsa vijon dhe e pyet se ku e mori virusin.

BISEDA

Kumbaro: Kjo është Elona nga Bllabani.

Rama: Elona është kampione. Çfarë thotë ai francezi jot?

Kumbaro: Francezi nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid.

Rama: Ndjesë, ndjesë, nuk e dija. Po ishte këtu?

Gruaja: Në Francë.

Rama: Në Francë e mori?

Gruaja: Jo e mori këtu, ndërroi jetë në Francë.

Rama: Ajaj, më vjen shumë keq. Nuk e kam marrë vesh. Tani po e dëgjoj për herë të parë.

Kumbaro: Elona e vazhdon projektin.

Rama: Domethenë do të vazhdosh të rezistosh?

Gruaja: Patjetër.

Rama: Respekte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here