“Mos ndiqni ata që ju gënjejnë duke përbuzur realitetin”/ Aktori “del nga skenari” gjatë premierës në Teatrin Kombëtar, mesazhi i fuqishëm politik

0
594

Premiera “Orfeu zbret në ferr” e autorit Tennessee Williams, që pati mbrëmë shfaqjen e fundit në  skenën e Teatrin Kombëtar të “ArTubina”, përcolli emocione të forta, por edhe mesazhe të fuqishme. Vepra me të njëjtin titull, me një kast aktorësh të njohur si Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Era Çaushi, Adelina Muça, Igli Zarka, Olta Daku, Ema Andrea, Neritan Liçaj, Genti Deçka, Besmir Bitraku dhe Lulzim Zeqja, erdhi nën regjinë e polakes Nastazja Domaradzka, duke thyer skemat e teatrit natyralist, me lirinë e improvizimit.

Vënia e saj në skenë është jo vetëm një homazh për të shkuarën tragjike të Teatrit Kombëtar, kur në vitin 1073 regjisori Mihallaq Luarasi tentoi ta vinte në skenë, por shfaqja u ndalua që në prova dhe ajo rikthehet sot e lirë me një qasje moderne dhe eksperimentale.

Por liria është përsëri në rrezik.

Aktori Dritan Boriçi, në një moment, doli nga “skenari”, duke përcjellë mesazhe të fuqishme që i drejtohen inteligjencës, mesazhe antisistem, që ngjajnë aq aktuale për Shqipërinë e sotme të kapluar nga partitokracia.

“Mos ndiqni ata që ju gënjejnë duke përbuzur realitetin. Gënjeshtra juaj të jetë edhe më logjike se vetë e vërteta.

Pas ditës së gënjeshtrave mblidhuni në shoqërinë tuaj të zgjedhur e cila shkrihet gazit me të vërtetat tona.

Shpërndarja e lajkave quhet mendjemprehtësi, shpërndarja e lajkave quhet një talent i rrallë.

Ne, të fundit që gjejmë gëzim nga cinizmi, ne dinakëria e të cilëve nuk ndryshon nga dëshpërimi”-ishte thirrja e aktorit, drejtuar përtej audiencës që e ndiqte përballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here