Përmes një deklarate kandidati i Koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Memaliaj Albert Malaj, tha se kjo zonë vuan prej disa orësh nga mungesa e energjisë elektrike.
Ai theksoi se banorët e këtyre zonave as nuk janë njoftuar për mungesën e korrentit në banesat e tyre dhe as janë paralajmëruar më parë.
Malaj: Në orët e fundit, mijëra banorë të Njësive Administrative Buz e Luftinjë, pjesë e Bashkisë Memaliaj, u është privuar furnizimi me energji elektrike. Banorët e këtyre zonave as nuk janë njoftuar për mungesën e korrentit në banesat e tyre dhe as janë paralajmëruar më parë. Nga informacionet që kam hulumtuar në terren dhe nga vetë banorët e këtyre zonave, bëhet e ditur se mungesa e energjisë është bërë tashmë e zakonshme dhe e përhershme sa herë që bie një pikë vese. Investimeve të Rilindjes, u del boja sa herë që bie një ves shi. Përkushtimi ndaj banorëve të këtyre trevave është shenjë e qartë sesa me seriozitet u përgjigjet Rilindja nevojave elementare që kanë për të jetuar.
Për të mos përmendur anomalitë që u shfaqen banorëve nga takimi dhe stakimi i energjisë elektrike çka reflektohet në dëmtimin e pajisjeve elektroshtëpiake për të cilat OSHEE nuk mban asnjë përgjegjësi. Banorët e Buzit dhe Luftinjës, prej vitesh ankohen për këtë problamatikë por asnjë masë nuk është ndërmarrë. Ndonëse pretendohet se është investuar qindra milionë lekë për rehabilitimin e rrjetit të përcjelljes së energjisë elektrike, është dëshmi e qartë që ato kanë shkuar në xhepat e hajdutëve rilindas. 14 maji do të ndëshkojë me votën e qytetarëve të lirë Rilindjen e cila në 10 vite, u’a ka bërë ferr jetën banorëve të Memaliajt. Bashkë Fitojmë!