“Banditët janë të lidhur me Ramën dhe qeverinë e tij”/ Berisha në Koplik prezanton kandidatin e opozitës Isa Ramaj:Më 14 maj të votojmë ndryshimin!

0
123

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të dielë është ndalur në Koplik ku po prerzanton  kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z.Isa Ramaj. Në fjalën e tij para qytetarëve Berisha komentoi vrasjet e fundit në kryeqytet, ku tha se atentatet janë bërë të shpeshta për sa kohë padronët e krimit janë të lidhur me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Deklaratën e Ramës kur tha se “krimi duhet të hajë kokat me njëri-tjetrin”, Berisha e quajti një licencë për vrasje nga qeveria.

“Askush nuk ka qëndruar më shumë se u ndaj monizmit Hoxhist. Ndaj vij sot këtu t’ju ftoj që të ngrihemi të gjithë në këmbë e me votë më 14 maji t votojmë ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit politik në Malësinë e madhe e në gjithë Shqipërinë.

Shqiptarët e dinë se monizmat janë katastrofat më të rënda kombëtare.

Prej monizmit ne përfunduam në një prej tre kombet më të varfra të planetit, krahasoheshim vetëm me popullin e Ugandës dhe Angolës.

Sot pas 32 vitesh jemi sërish në një monizëm të plotë, që nuk vjen nga doktrina marksiste-leniniste, por nga një trinom, krimi-vjedhja-droga.
Nuk ka as ligj, as normë e siguri, ka krijuar në Shqipëri një pasiguri të plotë. Brenda 10 viteve jeni dëshmitarë se si breshëri skuadrash pushkatimi, se banditët nuk dalin vetë në pritë, kanë marrë disa jetë në mes të Tiranës.

Sepse padronët e tyre janë të lidhur me Ramën e qeverinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here