Vrasja e dyfishtë që tronditi Kavajën, Rexha u godit në sy të fëmijës së mitur

0
166

Pak më parë  qyteti i Kavajës është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një konflikti me armë zjarri.

Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Sali Rexha, të cilët janë takuar për tu sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara nga armë e ftohtë e tipit thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se dyshohet se në momentin e ngjarjes një nga viktimat, Sali Rexha ka qenë në prani të gruas dhe të fëmijës së tij të mitur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here